“Cavani ka kërkuar të largohet nga PSG-ja”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka zbuluar se Edinson Cavani e ka kërkuar largimin nga Franca pasi po e kërkon një eksperiencë të re

Edinson Cavani ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, shkruajnë mediat franceze, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian ka zbuluar se kampioni francez tashmë e ka refuzuar një ofertë të Atletico Madridit.

Përfaqësuesi uruguaian lidhet qe një kohë të gjatë me një largim të mundshëm nga Parisi.

Mirëpo, tash ai e ka bërë kërkesën zyrtare për të ndodhur një gjë e tillë.

Ish-futbollisti i Palermos dhe Napolit po has në probleme me lëndime këtë sezon dhe ka përfunduar si qendërsulmuesi i dytë në ekip pas Mauro Icardit.

Ai po e kalon vitin e fundit të kontratës në “Parkun e Princave”.

Ka mundësi që Cavani t’i japë fund këtë muaj eksperiencës prej gjashtë vjetësh e gjysmë në PSG.

Për sulmuesin e rrezikshëm flitet po ashtu se mund të rikthehet në Itali ose të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...