Bilanci i COVID 19: 2 mijë e 378 raste aktive e 601 të vdekur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.A zhvlerësohet marrëveshja “historike” nëse Trump bie nga pushteti?

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë deklaroi sot se situata epidemiologjike me coronavirus në Kosovë është e qëndrueshme, por tërhoqi vërejtjen për vazhdim të respektimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Ai gjatë një takimi me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, kryesuesin e bordit këshillëdhënës Lul Raka dhe Visar Berisha nga zyra e kryeministrit, ka thënë se puna për luftimin e COVID-19 duhet të vazhdojë pa u relaksuar.

“Lufta me COVID-19 vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por assesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, ka thënë Zemaj.

SHIKO MË SHUMË

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...