Bilall Sherifi ka një këshillë për policët që po akuzohen padrejtësisht për dëbimin e gylenistëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi të mos marrin përgjegjësi për vendimet që i marrin të tjerët.

“Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur PADI do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët” shkroi Sherifi.

Ai shkroi se e gjithë drama do të zhvillohet në kurrizin e tyre dhe se nëse do të dënohen nuk do të mund të punojnë më në shërbim publik me arsyetimin se përdorën pozitën zyrtare

“…sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare” tha ai, duke shtuar se policët “do të përballen me fjalinë e famshme Askush nuk është mbi Ligjin!”

E ai thotë se këtë fjali më së shumti do ta përdorin ata të cilët vetë e kanë vënë veten mbi ligjin duke urdhëruar depërtimin.

“Madje, këtë fjali do ta dëgjojnë më së shpeshti pikërisht nga ata të cilët, duke e vënë veten mbi ligjin, qoftë zyrtarisht qoftë jozyrtarisht, kanë urdhëruar depërtimin!” shkroi ai.

Ai në fund ka shtuar se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që e urdhëruan depërtimin e shtetasve turq e jo ata që e zbatuan urdhrin.

“Prandaj, le ta merr secili përgjegjësinë që i takon në mënyrë që së paku ata që urdhëruan depërtimin e shtetasve turq të mos mund t’ju thonë policëve asnjëherë se na vjen keq mirëpo nuk mund të ju ndihmojmë sepse: “Askush nuk është mbi ligjin”!” shkroi Sherifi.

Gjashtë shtetas turq, të njohur si gylenistët, u depërtuan nga Kosova në mënyrë sekrete. Kjo e gjitha ndodhi pa e ditur madje as kryeministri Haradinaj. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...