Bie nga 40 metra lartësi, vdes 35-vjeçari në Han të Elezit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Një punëtor i një kompanie të çimentos, ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies nga 40 metra lartësi, derisa ishte duke punuar në Han të Elezit, raporton Gazeta Express

Viktima është 35-vjeçar dhe është shtetas i Shqipërisë, ndërkaq lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 10:45  policia është njoftuar për një rast një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë në brendësi të sillosit, nga lartësia 40 metra. Policia ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes, pasi njësiti emergjent e kanë tërhequr trupin, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Gashi.

Gashi ka theksuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq ai ka theksuar se policia po e trajton rastin si “Hetim mbi vdekjen”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...