Bashota e Maloku para prokurorëve të Speciales – njëri intervistohet sot, tjetri nesër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Bashota intervistohet sot në Holandë, derisa, Maloku ka bërë të ditur se do të intervistohet në Lubjanë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan Gazeta Express

Bashota ka bërë të ditur se është nisur dje për në Holandë, derisa, ka bërë të ditur se do të intervistohet sot, ashtu sic e kanë paralajmëruar për tri orë rresht.

Para nisjes për Hagë ai tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë. Po ashtu, tha se “edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”.

Atë do ta mbrojë në Hagë, avokati Taulant Hoda.

Nesër nga prokurorët e Hagës do të intervistohet edhe Naim Maloku, Maloku përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mundet të udhëtojë për në Hagë derisa, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

“Me Gjykaten ne fjale do te perballem i vetem dhe pa avokat. Tere jeten, me mundesite, dijen dhe aftesite e mia profesionale dhe pa kurrefar interesi personal,jam munduar te jem ne sherbim dhe ne te mire te Atdheut. I tille jam dhe do te mbetem”, ka bërë të ditur ai.

Në Hagë këto ditë do të intervistohen edhe Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj./Express/

SHIKO MË SHUMË

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...