Barça e PSG-ja e kërkojnë sonte biletën e gjysmëfinales së Championsit

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Paris Saint-Germaini do ta kërkojnë sonte konfirmimin e kalimit tutje në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti katalunas e krijoi një epërsi solide në përballjen e parë çerekfinale javën e kaluar.

“Blaugrana” e mposhtën Borussia Dortmundin me rezultat 4:0 për ta vazhduar formën ideale nëpër të cilën po kalojnë, shkruan “Gazeta Express”.

Lideri i La Ligës ka shkuar në Gjermani për ta ruajtur kapitalin e lojës së parë dhe për ta prerë biletën e gjysmëfinales.

Nga ana tjetër, për gjermanët do të jetë një mision thuajse i pamundur, por që do ta synojnë një përmbysje historike.

Ndërkohë, sonte do të luhet edhe loja mes Aston Villës dhe Paris Saint-Germainit.

Parisienët e fituan raundin e parë në “Parkun e Princave” me rezultat 3:1, duke e siguruar golin e tretë vetëm në fund të takimit.

Ky gol i siguron komoditet më të madh ekipit të Luis Enriques për ndeshjen e kthimit në Birmingham sonte.

Parisienët do të mundohen ta administrojnë sa më mirë këtë avantazh dhe më pas ta shohin veten në mesin e katër ekipeve më të mira të këtij kompeticioni.

Ndërkaq, anglezët do ta përdorin arsenalin më të fortë të tyre për t’u munduar që ta rikthejnë rezultatin, të mbështetur nga tifozët e tyre të zjarrtë.

Aston Villa është duke befasuar me rezultate pozitive në garat evropiane.

Dy ndeshjet e sontme të Ligës së Kampionëve do të nisin prej orës 21:00. /Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Asllani në radarët e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit, ja si përgjigjet ai

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave në...

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...