Balotazhi në Shtime, kandidati i pavarur merr mbështetjen e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

LDK, AAK e NISMA e duan rrëzimin e kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlin. Pas tri mandateve rresht, Ismajli i PDK-së do përballet në balotazh për mandatin e katërt me Fatmir Rashitin (kandidat i pavarur), i cili ka siguruar mbështetjen e tre subjekteve.

Ish kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Shtimes, Selim Shabani, në një bisedë për Gazetën Express tha se tashmë është arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje komunale mes partisë së tij dhe kandidatit të pavarur Fatmir Rashitit. Ai konsideron se elektorati i LDK-së është për ndryshime dhe për mbështetje ndaj Rashitit.

Kjo marrëveshje është publikuar edhe në faqen zyrtare të LDK-së, dega Shtime. Aty thuhet se marërveshja parasheh ndarje të përgjegjësive në mes aktereve të marrveshjes si dhe harmonizim të programeve qeverisëse.

“Marrëveshja është rezultat i analizave në nivel të kryesisë së degës dhe strukturave tjera si dhe konsultimeve nëpër nëndegë. Sipas opinionit të përgjithshëm elektorati i LDK-së është për ndryshimin e qeverisjes aktuale komunale dhe në mbështetje të kandidatit të pavarur z.Rashitit prandaj duke u bazuar në gjitha takimet mendimi i përgjithshëm ishte për shtyerjen përpara të marrveshjes politike”, thuhet në faqen zyrtare në FB, transmeton Express.

Po ashtu edhe AAK-ja e përkrah kandidatin e pavarur, Fatmir Rashitin. Kryetari i degës së AAK-së në Shtime, Isak Musliu tha për Express se partia e tij edhe para zgjedhjeve ka arritur marrëveshje me Rashitin dhe se përkrahja ndaj tij do të vahzdojë.

Rashiti ka edhe përkrahjen e partisë Nisma.

Naim Ismajli i PDK-së ka qeverisur qytetin e Shtimes për tri mandate radhazi, ai po pretendon edhe mandatin e katërt. Ismajli në balotazhin e 19 nëntorit do të përballet me Fatmir Rashitin, kandidat i pavarur.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në hapje të fushatës elektorale kishte thënë se mandati i katërt qeverisës do të jetë edhe shumë më i mirë me Naim Ismajlin, sikurse në Gjermani me zonjën Angela Merkel.

Sipas rezultateve të publikuara në KQZ, Naim Ismajli në zgjedhjet e 22 tetorit morri 38,65% të votave ndërsa Fatmir Rashiti 26,95% të votave. /Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...