Monaco ka konfirmuar transferimin e Tiemoue Bakayoko nga Stade Rennais, ndërsa nuk është bërë publike shuma e blerjes së tij.
19-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues në Ligue 1, ndërsa zëvendëspresidenti i klubit të pasur, Vadim Vasilyev, mendon se ai do të jetë i suksesshëm te klubi i ri.
“Jemi të gëzuar që joshim lojtarët e rinj francezë me potencial të lartë, siç është Tiemoue Bakayoko”.
“Ai është pjesë e zhvillimit tonë dhe strategjia jonë është e fokusuar në ndërtimin afatgjatë të skuadrës”, është shprehur Vasilyev.
Bakayoko ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Monacon dhe beson se e ka zgjedhur klubin e përsosur për realizmin e objektivave të tij. /Telegrafi/



