Atletico e PSG-ja s’pajtohen për çmimin e Cavanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Atletico Madridi dëshiron ta transferojë sulmuesin Edinson Cavani nga Paris Saint-Germaini këtë muaj, mirëpo çmimi i futbollistit mbetet pengesë në kompletimin e transferimit.

Kontrata e uruguaianit në PSG-së skadon në qershor, mirëpo PSG-ja s’është e gatshme të ndahet me sulmuesit pa marrë ofertë prej 30 milionë eurosh, transmeton Gazeta Express.

Kjo kërkesë e PSG-së shihet si e paarsyeshme nga Atletico, që deri më tani ka bërë ofertë prej dhjetë milionë eurosh për 32-vjeçarin.

Për shkak të këtyre dallimeve mes dy klubeve, negociatat për transferimin e Cavanit pritet të zgjasin deri afër mbylljes së afatit kalimtar më 31 janar.

PSG-ja insiston të mos e lejojë shitjen e Cavanit për më pak sesa 30 milionë euro, pasi që e konsideron futbollistin të rëndësishëm në skuadër, përkundër që ai s’ka luajtur shumë këtë sezon. Për më tepër, klubi do të kritikohej nga tifozët për shitjen e golashënuesit më të mirë në histori të klubit për aq pak para.

Në anën tjetër, Cavani dëshiron të largohet, pasi që e di se nuk do të ketë mundësi të luajë aq sa dëshiron dhe do të tentojë ta bindë PSG-në ta pranojë ofertën e Atleticos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...