Arsenali kërkon mbrojtësin e PSG-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Arsenali është duke e bërë gati një ofertë prej gjashtë milionë funtesh për ta transferuar mbrojtësin e krahut të majtë të Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa, gjatë këtij muaji.

Topçinjtë fillimisht kishin menduar ta marrin 27-vjeçarin francez si transferim të lirë gjatë verës së ardhshme, kur futbollistit i përfundon kontrata me PSG-në, transmeton Gazeta Express.

Por, tani ata i kanë ndryshuar planet dhe duan ta transferojnë Kurzawan menjëherë këtë muaj, pasi që kanë probleme në repartin e mbrojtjes shkaku i lëndimeve të Kieran Tierneyt dhe Sead Kolasinacit.

Tierney u ble verën e kaluar nga Celticu për 25 milionë funte, mirëpo ka luajtur vetëm nëntë herë për Arsenalin. Lëndimi i tij në kraharor bën që ai të mungojë të paktën tre muaj.

Në anën tjetër, Kolasinac tani po ka vështirësi me një lëndim muskulor, vetëm pak pasi u kthye nga lëndimi i kyçit të këmbës.

Këto dy lëndime bëjnë që interesimi i Arsenalit për Kurzawan të intensifikohet ditët e fundit. Futbollisti i kishte kushtuar PSG-së 20 milionë funte në vitin 2015, por pasi që kontrata e tij skadon verës ai do të shitet për vetëm gjashtë milionë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...