Arrestohet një 17 vjeçar, dyshohet për vjedhjen e 700 € në një mishtore në Shtime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Shtime në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë,  kanë arrestuar sot në Prishtinë  një person të dyshuar në lidhje me rastin e vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 13.05.2019 në Shtime.

I dyshuari  (m/sh/k 17 vjeç), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë  hyrë me forcë në  një mishtore në Shtime dhe nga aty kanë vjedhur  700 euro, transmeton Indeksonline.

Gjatë intervistimit,  në prani të mbrojtësit ligjor dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i dyshuari i lartshënuar e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Me urdhër të prokurorit,  të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes  në Ferizaj.

Hetimet janë duke vazhduar  në drejtim të kërkimit dhe arrestimit edhe të dy të dyshuarve tjerë të këtij grupi , thuhet në njoftimin për media.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...