Arrestohet hajni i QKUK’së, u përfshi në 28 raste të vjedhjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se 28-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksoi Ahmeti./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...