Arrestohen dy persona për një rast të shantazhit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Në dy operacione të ndara të zhvilluara dje dhe sot nga ana e njësisë rajonale për hetimin e krimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të shantazhit, njofton Policia.

Këto operacione kanë ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë pranë policisë disa ditë më parë.

Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se të dyshuarit për një periudhë ë caktuar kohore duke shantazhuar dhe shtrënguar viktimën me publikimin e disa fotografive eksplicite, kanë ndikuar te ajo që përkundër vullnetit të saj të marrin shuma të konsiderueshme të parave.

Kësisoj në operacionin e djeshëm policia ka arritur që në flagrancë të kap dhe të arrestoj të dyshuarin S. L, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve, njofton Policia.

Ndërkohë që policia ka zgjeruar rrethin e hetimeve ka identifikuar edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në rastin në fjalë. Ndërkohë që hetimi ka vazhduar, ndërlidhur me veprimet operative sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. H, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i implikuar në rastin në fjalë.
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti po ashtu është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për hetime të mëtejme, thuhet në njoftim

I dyshuari i tretë, Sh. Ç, i njohur për policinë, aktualisht është në arrati dhe polica bashkërisht me prokurorin e shtetit po koordinon veprimet e nevojshme për të mundësuar kapjen e tij.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...