Arjan Hasani reagon ndaj Kryesueses së Kuvendit Komunal

PUBLIKUAR

 

 

awda

Arian Hasani sekretar i degës se PDK-së në Lipjan, ka reaguar ndaj Kyresueses së Kuvendit Komunal në Lipjan, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Lipjanit znj. Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar për një mendium vendor dhe dje në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, se PDK nuk po respekton ligjeshmerinë në fuqi për barazi gjinore për perfaqesimin e femrës në vendimmarrje sidomos në KPF ( Komiteti për Politike dhe Financa).

Në reagim thuhet:

“Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Lipjanit znj. Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar për një mendium vendor dhe dje në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, se PDK nuk po respekton ligjeshmerinë në fuqi për barazi gjinore për perfaqesimin e femrës në vendimmarrje sidomos në KPF ( Komiteti për Politike dhe Financa).
Zonja Vlora, fillimisht sipas Ligjit për Veteqeverisje Lolale Komiteti është trup i Kuvendit dhe ka rolin rekamandues dhe jo vendimmarrës, dhe e dyta nuk është në kompetencën e Kryesueses së Kuvendit të diskutojë apo të ndryshojë vendimet e një partie politike. PDK në delegimet që ka bërë për perfaqsuesit e saj në KPF, ka respektuar Ligjin për vetëqeverisje Lokale, ku kërkohet që anëtaret e KPF të jenë anetarë të Kuvendit të Komunës!
Fundja, PDK në Lipjan është opozitë dhe si opozitë sipas Ligjit ka për detyrë të rekomandoj, të kritikojë duke e ngritur zerin për çështjet ku konsideron që duhej te ishin dryshe, dhe në ketë drejtim, është mjaft konstruktive! Ndersa, LDK me partneret e saj udheheqin me pushteton lokal, dhe siç e dimë, struktura e pushtetit ekzekutiv nuk ka përbërje gjinore! Ku ishit ju kur LDK dhe kryetari i Komunes vendosi t’i emërojë 2 nënkryetarë dhe 13 drejtorë të drejorateve, në mesin e të cilëve asnjë femër, duke marrë parasysh që ju jeni zyrtare e lartë e degës së LDK-së në Lipjan, dhe keni fuqinë ti ndryshononi gjërat, por ju nuk e thatë asnjë fjalë të vetme në ketë drejtim, që nënkupton pajtim me realitetin! Ndoshta ju u ngopët me pozitën e Kryesuses së Kuvendit të Komunës, por kjo nuk nënkupton barazi gjinore, sepse rezultati i pozitave vendimarrëse të pushtetit del mjaft inferior në raport me femrën! Ju sa ishit në opozitë, si këshilltare asnjeherë nuk e ngritët zerin për asnjë diskutim e aq më pak për poziten e femrës në vendimmarrje dhe në rezultatet e monitoruesve të punës e Kuvendit të atëherëshëm u vleresuat pothuajse gjithëherë me nota negative! Andaj ju këshilloj të pregaditeni profesionalisht dhe të njiheni me ligjet në fuqi sepse si Kryesuese e organit më të lartë të Komunës keni përgjegjësi të mëdha morale, politike dhe juridike ndaj atyre që ta besuan pozitën!
Përndryshe, PDK për dallim nga partitë tjera në Kosovë, në programin e vet garanton barazi gjinore në vendimmarrje dhe jemi partia e parë në Kosovë që kemi organizuar dhe mbajtur Konventen e Gruasë “ Për Gratë” në të cilen kanë marrë pjesë mbi 500 gra nga mbarë Kosova ku kanë shprehur objektivat e tyre! 
Ndërsa ne si degë e PDK-së në Lipjan kemi krijuar grupet punuese dhe jemi duke hartuar një Platformë në bazë të së cilës do të udhëhiqet qeverisja e ardhëshme komunale. Me këtë Platformë parashihen politikat e ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes në të gjitha sektoret, rëndësi të madhe do ti përkushtohemi arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, infrastrukturës si dhe sigurisë së qytetarëve! Dhe pikë e vecantë e kesaj Platforme është pjesëmarrja e barabartë e femrës në vendimmarrje, me çka parashohim që përbërja e organeve vendimmarrëse të reflektoje barazi gjinore, me çka do të jemi shembull i mirëqeverisjes lokale në vend dhe rajon!
Arian HASANI- Sekretar i Degës së PDK-së, Lipjan


SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...