Ambasadorja e Britanisë në OKB i reagon ashpër Daçiqit për krimet e luftës

Përfaqësuesja Permanente e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Karen Pierce gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit i ka reaguar kryediplomatit serb, Ivica Daçiq pas deklarimeve akuzuese ndaj shqiptarëve për krime lufte, shkruan “Zëri.Info”.

Ajo tha se është për keqardhje që nuk ka pranim të krimeve të luftës nga Serbia dhe nuk ka kërkim falje.

E SPONZORIZUAR

“Më vije keq që njëri nga folësit këtu nuk i njeh apo nuk i njeh asnjërën  nga ngjarjeve që kanë quar në këtë situatë, pra për krimet dhe për ngjarjet që kanë quar deri te ndërhyrja. Më vjen keq që nuk ka kërkim falje, nuk ka keqardhje për kimet, nuk pranohen ngjarjet si pakoja e Ahtisarit dhe vendimet tjera”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej ka thënë se Kosova ka përparuar gjatë këtyre viteve dhe se debatet e tilla nuk janë të nevojshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Diplomatja britanike poashtu tha se Kosova ka të drejtë ta ketë ushrtinë e saj./ZËRI