Ambasadori Vllahiu takon ambasadorin e ShBA-së në Pragë, rikonfirmohet mbështetja e palëkundur për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, i cili po merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit të organizuar e drejtuar nga Republika e Çekisë,është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Pragë, Stephen B. King.

Nën një postim në llogarinë e tij në Facebook, Vllahiu ka shkruar se ambasadori Stephen B. King ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare

“Ishte nder të takohesha me Ambasadorin e SHBA në Pragë, z. Stephen B. King, i cili këtë mëngjes vizitoi Ambasadën e Kosovës në Pragë për ta riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Vllahiu./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...