Ambasada Amerikane ia tërheq publikisht vërejtjen qeverisë për disa emërime të zyrtarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për punësimet e personave të pakualifikuar në pozita qeveritare. Në reagimin e saj, ambasada thotë se SHBA’të janë të shqetësuara se si individët e dënuar për krime lufte dhe ata nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të pozitës po emërohen në pozita udhëheqëse në Kosovë. E qëndrim të njëjtë pati shprehur edhe ambasadori Philip Kosnett, i cili kishte thënë se të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës

Në reagimin e ambasadës Amerikane thuhet se në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën.

“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurtë se nuk do të dënohen, dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare. Nominimi i këtyre individëve të pakualifikuar minon besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve”, thuhet në komunikatë.

Ambasada Amerikane thotë se kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.

Po ashtu ambasada thotë se personat të cilët janë të përfshirë në krime të rënda do të duhej të ç’kualifikoheshin përjetësisht nga pozitat zyrtare.

Ambasada Amerikane bën thirrje që qytetarët dhe udhëheqësit e Kosovës që të reflektojnë se çfarë fytyre duan që Kosova të ia tregojë botës.

“Iu bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës për ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e ta prapësojnë këtë prirje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose kredibilitetin e shtetit”, theksohet në reagim.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane reagon ndaj punësimeve të zyrtarëve me aktakuza në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kishte reaguar në profilin e tij në Tëtter pas zgjedhjes së Sylejman Selimit në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet t’i japin fund mbështetjes së individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim përkushtimin e e Kosovës për sundimin e ligjit. I kënaqur të shoh grupe nga komunitete të ndryshme duke folur më një zë”, kishte shkruar Kosnett.

Ndërkaq Kosnett kishte reaguar edhe pas emërimit të Naser Shlaës në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

Sipas tij, deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës.

“Pajtohem me Ambasadën e Britanisë. Jam thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...