Alarm nga BE-ja: Të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas tyre, progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave

Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë pranojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen nevojitet ende kohë.

“Duke u bazuar në ecurinë e institucioneve të Kosovës, Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha parimet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Prandaj, më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është në Këshillin e BE-së, një institucion i BE-së i përbërë nga përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mbi propozimin e komisioneve. Procesi i vendimmarrjes është në vazhdim dhe ende do të marrë kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për gazetën “Zëri”.

LEXO EDHE: Limaj jep detaje për takimin e së martës në Bruksel

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, deri sa të merret vendimi përfundimtar për vizat institucionet e Kosovës duhet ta vazhdojnë me vrull punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Para se të merret një vendim përfundimtar është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivel të lartë. Progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre për “Zërin”…

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...