Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, tre persona të lënduar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën rajonale Gjakovë-Prizren. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe  Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gajkovë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Gjakovë-Prizren, të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tre persona janë lënduar. Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK, ndërkaq dy personat e tjerë kanë marrë lëndime të lehta”, ka thënë Sahatçiu.

Ai thekson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë nga personi që është lënduar rëndë.

“Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë nga personi që është i lënduar rëndë. Papritur ka dalë në anën e kundërt të rrugës dhe është përplasë direkt me automjetin tjetër me targa të Shqipërisë”, thotë Sahatçiu./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...