AKK tregon çka do të ndodhë me zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Më 1 prill ishte dita kur përfundoi afati ligjor për deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.

Por, nga 4.819 zyrtarë publikë sa ishin të përfshirë në listën e Agjencisë Kundër Korrupsion, 4.755 iu përgjigjen pozitivisht afatit të këtij institucioni për deklarim të pasurisë, apo 98.67 për qind.

64 punonjës të institucioneve publike të shtetit nuk e respektuan afatin e përcaktuar ligjor.

“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë,  35 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Ligji për Deklarimin e Pasurisë parasheh deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publikë të institucioneve shtetërore. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, nga 1 prilli i këtij viti ky institucion ka përmbyllur edhe deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Sipas njoftimit të AKK-së, të gjithë ata që nuk e deklaruan pasurinë por edhe ata që patën vonesa dhe shprehën arsye për mos deklarim, ky institucion do t’i verifikojë të gjitha pretendimet.

“Agjencia do t’i verifikojë të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publikë për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mosdeklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

SHIKO MË SHUMË

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...