Në një ceremoni e organizuar në Restorant “ Golden Day” në Lipjan, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të Komunës së Lipjanit, sportistë, punëtorë, gazetarë dhe mysafirë të shumtë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë shënuar për vitin 2014.
Ahmeti ndër të tjerash tha se në vitin e 2015 vendet e para do të kenë shuma parash parë që do të dalin në fundin e vitit 2015 do të marrin shpërblime edhe në para, Sportisti që fiton vendin e parë më 2015 do të shpërblehet me 2.000 euro, i dyti me 1.500 dhe i treti me 1.000 euro.



