A e kanë të ndaluar partitë dhe kandidatët të bëjnë fushatë para se ajo të nis zyrtarisht?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Edhe nëntë ditë kanë mbetur prej kur zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore që i paraprinë zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale të 6 tetorit. Megjithatë, partitë, me kandidatët për kryeministër e edhe me ata që synojnë të marrin pozitën e deputetit kanë filluar që të bëjnë fushatë kryesisht nëpër rrjete sociale, por, edhe në terren. Nga PZAP kanë bërë të ditur për Gazetën Express se në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, nuk përfshihet sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve.

Gazeta Express

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, duke u thirrur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, neni 33, ka bërë të ditur se aty saktësohet se sanksionohen veprimet gjatë periudhës zyrtare të fushatës.

“Me neni 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP-së) janë të sanksionuara Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike, ku në mënyrë të qartë thuhet se gjatë periudhës së fushatës që nënkupton fushatën zyrtare të zgjedhjeve, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidateve të tyre ju ndalohet bërja e fushatës zgjedhore”, ka bërë të ditur ai. Desku ka shtuar se në këtë ligj nuk përfshihet sanksionimi para fillimit të fushatës, ashtu siç po ndodh tani.

“Në LZP nuk është përfshirë sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve e që nënkupton se PZAP-i nuk mund të caktoj dënime lidhur me këto aktivitetet që po bëjnë subjektet politike në këtë kohë. PZAP-i, mund te caktoj dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. te LZP-se vetëm gjate periudhës se fushatës zyrtare zgjedhore”, ka bërë të ditur për Express, Desku.

Që nga dorëheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, partitë politike filluan menjëherë fushatënpër zgjedhjet e reja e diskutimet për koalicione.

Me caktimin e datës së zgjedhjeve, gjashtë tetorin, ani pse fushata zyrtare fillon me 25 shtator partitë me kandidatët për kryeministër e ata për deputet kanë filluar në terren takimet me qytetarë, derisa, fushatë po bëjnë edhe përmes profileve në rrjete sociale.

Nesër ndërkaq, 25 subjektet politike do të mësojnë edhe për renditjen e tyre në fletëvotime e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pavarësisht kësaj, në këtë institucion ka ende subjekte që nuk kanë paguar borxhet nga zgjedhjet e kaluara.

Desku ka dhënë detaje se sa gjoba kanë shqiptuar në zgjedhjet e vitit 2017-të, duke dhënë edhe shifra të atyre partive që ende nuk kanë kryer borxhin.

“Ne Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit 2017 në të dy raundet, PZAP-i ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike si në vijim: Gjithsejtë gjoba të shqiptuara: 257,350.00. euro. Deri me tani janë paguar gjithsejte 251,450.00 euro, Kanë mbetur të papaguara:  5,900.00 euro.”

Ai ka deklaruar se nga subjektet Alternativa deri më tani ka ende pa paguar gati 5 mijë euro si dhe subjekti politik KTAP 2 mijë euro gjobë.

“Subjekt politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat nuk do të mund te certifikohen për te marrë pjesë ne zgjedhjet e ardhshme

Subjektet politike kryesisht janë gjobitur për shkak te shkeljes se kodit te mirësjelljes se subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve te tyre te

“Subjekt politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat nuk do të mund te certifikohen për te marrë pjesë ne zgjedhjet e ardhshme

Subjektet politike kryesisht janë gjobitur për shkak te shkeljes se kodit te mirësjelljes se subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve te tyre te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka bërë të ditur ai./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...