Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, me përfaqësuesit e IOM-it qëndruan në fshatin Gadime. Me këtë rast ata vizituan Lumin e këtij fshati ku së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e shtratit të këtij Lumi. Ky projekt do te finacohet nga Komisioni Europian, në kuadër të programit “Kosova e Bukur” dhe do të kushtoj 199,815.00€, në të cilin Komunae Lipjanit participon me 10% të shumës së projektit. Gjatesia e shtratit të Lumit, i cili është paraparë të rregullohet në harmoni me standardet europiane, do te jetë 695m ndërsa gjerësia 7 m.
Kryetari, Imri Ahmeti, gjatë kësaj vizite ka thënë, se “ky projekt është në interes të madh për Komunën e Lipjanit sepse fshati Gadime është një ndër lokalitetet më të mëdha dhe me karakter turistik, nga e cila do të mund të përfitoj e tërë Kosova. Kryetari Ahmeti, gjithashtu ka theksuar se 30% e shumës së këtij projekti është ndarë për punësim të 56 punëtorëve të lajmëruar në Entin për Punësim gjate implementimit të këtij projekti, të cilët punëtorë vijnë nga Komuna e Lipjanit”. Për këtë arsye kryetari Ahmeti u shpreh lumtur që do të ndihmohen 56 familje në nevojë të komunës që e drejton ai.
Ndërsa , Drejtorati i Gjeodezisë dhe Kadastrit vendosi pikat kadastrale dhe kështu përfunduan të gjitha përgaditjet për një fillim të mbarë të punimeve të cilat do të fillojnë javën që vjen.
199,815.00€


