14 mjekë e infermierë nga Serbia kanë kërkuar të hyjnë sot në ora 11:00 në Veri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

10 mjek dhe 4 infermierë nga Serbia kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të vijnë në Kosovë, saktësisht në veri të vendit për të monitoruar situatën me COVID 19,shkruan Gazeta Express.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Ministria e Shëndetësisë.

Në MSH kanë deklaruar për Gazetën se kanë pranuar një kërkesë për 10 mjekë dhe 4 infermierë dhe të njejtën thonë se ua kanë përcjellë autoriteteve përkatëse, që vendosin nëse të njëjtit mund të hyjnë në vend.

“Kërkesa MSh-së i është bërë për 10 mjekë dhe 4 infermierë dhe MSh ua ka përcjellë autoriteteve përkatëse kushtet në të cilat mund të lejohen këta mjekë e infermierë të hyjnë në Kosovë”, shkruhet në përgjigje.

Tutje, bëhet e ditur se ata do të qëndrojnë përkohësisht dhe do të bëjnë vetëm monitorim të situatës. Kjo nëse të njëjtëve ju lejohet qëndrimi i përkohshëm nga autoritetet.

“Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, të hyjnë dhe të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë lejohen vetëm ata profesionistë shëndetësor nga Serbia, të cilët mund të bëjnë vetëm monitorim të situatës me COVID-19 në zona të caktuara, por jo edhe të punojnë. Ata i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe monitorimit nga institucionet kompetente të Kosovës para se të hyjnë në Kosovë. Nëse të njëjtit pajtohen me këto kritere, mund të lejohet qëndrimi i përkohshëm i tyre në Kosovë, në të kundërtën jo”, kanë deklaruar nga MSH’ja.

Në një dokument që ka siguruar Gazeta Express janë edhe emrat e mjekëve dhe infermierëve që kanë bërë kërkesë për të hyrë në Kosovë.

Sipas këtij dokumenti, në të cilin shkruhen emra, mbiemrat e numrat e ID’së së mjekëve, këta kanë bërë kërkesë për të hyrë në Kosovë sot në ora 11:00, nga pika kufitare në Merdare./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...