Kuvendi Komunal i Lipjanit, mbajti mbledhjen e dymbëdhjetë me radhë

PUBLIKUAR

10616115_891427087535771_1882954305009926853_n

15 dhjetor 2014- Nën kryesimin e kryesueses Vlora Limani-Hajnuni, kuvendi komunal i Lipjanit,sot ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë me radhë.

Pas aprovimit të ekstraktit të mbledhjes së kaluar nga ana e këshilltarëve komunalë, për pikën e dytë të rendit të ditës ka folur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Feti Krasniqi. Ku, ndër të tjerash, ai ka dhënë informata lidhur me planifikimin dhe realizimin e mbjelljeve vjeshtore për vitin 2014/15 të DBPZHR

Drejtori Krasniqi, ka thënë se, ju ka rekomanduar fermerëve , të mos e mbjellin grurin në të njëjtën sipërfaqe ku vitin e kaluar ishte e njëjta kulturë ( gruri ) , sepse rendimenti do të jetë 30 – 70 % , më i ulët. Këtë më së miri e dëshmon fakti se në këtë vit të gjitha parcelat ku janë mbjellur me grurë pas misrit, patates apo perimeve tjera , rendimenti ka qenë mjaft i lartë. Ndërsa në rastet ku gruri ishte mbjellur në monokulturë rendimentet ishin shumë të ulëta.

“Kemi apeluar te fermerët të mbjellin ato varietete të cilat ndodhen në listën nacionale dhe kanë bazë gjenetike të lartë, i rezistojnë sëmundjeve, shtrirjes dhe temperaturave ekstreme ( të tilla janë Apach). Ne jemi duke i përcjellur me kujdes zhvillimet e bimëve për çdo vit , dhe me përgjegjësi mund të konstatojmë se fermerët tanë , kanë përvojë të mirë pune , por ju mungon vendimi i guximshëm dhe profesional në momentin më të duhur. “, ka thënë ai, duke shtuar se, disa fermer mbjellin farë të pa pjekur mirë , në disa raste nuk respektohet afati optimal i mbjelljes , nuk përdorin plehërim profesional para mbjelljes , gjatë rritjes dhe nuk bëjnë drejt përzgjedhjen e preparateve mbrojtëse. Në asnjë variant nuk e përkrahim ndezjen e hamulloreve pas korrjes , sepse kjo dukuri po shkakton dëme të konsiderueshme ( më së mirë është që pas korrjes së drithërave të bëhet një lëvrim i cekët “, ka thënë drejtori Krasniqi.

Drejtori Krasniqi, po ashtu ka dhënë në formë tabelare informatat lidhur me planifikimin dhe realizim e të mbjellave vjeshtore për vitin 2014/15. “ Grurë 4950 hektar me varietet (Renesanca , Apaç,Fitorja , Lenta,Evropa 90,E hershme e N.Sadit). Elb Vjeshtor 88 hektar E importuar . Thekër 12 hektar Vendore . Gjithsejtë……..5050 ha”, ka thënë ai.

Ndërsa te subvencionimet MBPZHR viti 2014, edhe ato nga komuna e Lipjanit ka përmendur ;
Grurë të subvencionuar me nga 125 euro/ha kanë përfituar 876 Fermer me gjithsejtë 4128 hektar dhe 516113 euro. Misër të subvencionuar me 100 euro /ha 245 Fermer . Luledielli të subvencionuar me 100 /ha 10 Fermer . Blegtori (Lope qumështore) 50 euro / kokë 141 Fermer . Bletari 10 euro 98 Fermer .
Subvencione nga Komuna e Lipjanit : Ngritje te kapaciteteve prodhuese 78 serra = 13.000 Euro. Grante në bashkëpunim me KE = 10.000 Euro. Bashkëfinancim me donatorë (strehimore) =10.000 Euro.

Ndërsa këshilltarët komunalë, kanë diskuar lidhur me planifikimin dhe realizmin e të mbjellave vjeshtore për vitin 2014/15 të DBPZHR, dhe kanë dhënë vlerësimet e tyre.
Haqif Rrustemi, përfaqësues nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Lipjan, ka dhënë informatë për punën e deritanishme të KKSB-së në Lipjan.

“ Këshilli për Siguri në Bashkësi në Lipjan, numëron 21 anëtarë, këtë vit kemi mbajtur 5 takime gjithsejtë, dhe kemi trajtuar të gjitha çështjet të cilat janë parashikuar në planin vjetor të veprimit”, ka thënë ai, duke shtuar se Këshilli përgjatë këtij viti ka mbledhur gjitha shqetësimet e Komunitetit,dhe i ka adresuar tek institucionet përgjegjëse”.

Po ashtu Rrustemi, ka theksuar se, përgjatë këtij viti kalendarik, nuk ka pasur ndonjë rast më specifik dhe ekstrem që mund të evidentohet si problem madhor në komunën e Lipjanit.

Ndërsa tek pika e katërt e rendit të ditës- plotësimi i Komiteteve me anëtar nga radhët e PDK-së, gjë që është plotësuar sot me kandidatët e propozuar nga PDK, kryesuesja e kuvendit komunal, Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se PDK duhet të respektoj ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe ligjin për barazi ligjore për përfaqësimin e femrës, sidomos në atë KPF.

“ Këtë po e kërkoj, jo për hir të dikujt, por se PDK në vazhdimësi proklamon opinion publik se mbështet femrën në vendimmarrje, më vjen keq që PDK nuk po e respekton ligjshmërinë në fuqi, ashtu siç nuk po e respekton programin e vet”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kjo ishte mbledhja e fundit për këtë vit

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...