03 dhjetor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte mori pjesë në Festivalin Italian, i cili u organizua nga “ Amre” dhe Ambasada Italiane në Kosovë.
Në këtë organizim të pranishëm ishin Ambasadori Italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe Italia. Ndërsa temë e diskutimit ishte mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve në mes dy vende.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, falënderoi kompaninë “ Amre” për organizmin dhe shprehu mirënjohje duke theksuar, se kompania “ Amre” është kompani e suksesit, model i besimit të ndërsjellët mes kompanive kosovare dhe atyre italiane.
“ Ne dobi të zgjerimit dhe thellimit të besimit, Komuna e Lipjanit, do t’i mbështesë bizneset lipjanase duke qenë të gatshme në mbështetje të krijimit të lehtësirave administrative dhe tarifore për të prodhuar politika të favorshme për investitorët italian dhe të tjerët të interesuar” , tha mes tjerash kryetari Ahmeti.
Ndërsa, Ambasadori Italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, shprehu gatishmëri që të dyfishoi bashkëpunimin në mes dy vendeve mike.
Ndryshe, java e festivalit Italian është aktiviteti i ambasadës italiane për të promovuar bizneset italiane në Kosovë.03 dhjetor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte mori pjesë në Festivalin Italian, i cili u organizua nga “ Amre” dhe Ambasada Italiane në Kosovë.
Në këtë organizim të pranishëm ishin Ambasadori Italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe Italia. Ndërsa temë e diskutimit ishte mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve në mes dy vende.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, falënderoi kompaninë “ Amre” për organizmin dhe shprehu mirënjohje duke theksuar, se kompania “ Amre” është kompani e suksesit, model i besimit të ndërsjellët mes kompanive kosovare dhe atyre italiane.
“ Ne dobi të zgjerimit dhe thellimit të besimit, Komuna e Lipjanit, do t’i mbështesë bizneset lipjanase duke qenë të gatshme në mbështetje të krijimit të lehtësirave administrative dhe tarifore për të prodhuar politika të favorshme për investitorët italian dhe të tjerët të interesuar” , tha mes tjerash kryetari Ahmeti.
Ndërsa, Ambasadori Italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, shprehu gatishmëri që të dyfishoi bashkëpunimin në mes dy vendeve mike.
Ndryshe, java e festivalit Italian është aktiviteti i ambasadës italiane për të promovuar bizneset italiane në Kosovë.



