“10-shi” i UÇK’së i dyshuar për krime lufte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Rexhep Selimi është ftuar si i dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ai njihet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të UÇK-së

28 nëntor 1997, mija shqiptar u mblodhën Llaushë të Drenicës. Gjithë këta po merrnin pjesë në varrimin e arsimtarit Halit Geci, që ishte vrarë tri ditë më parë në oborrin e shkollës.

Papritmas në skenë dolën edhe tre djem të rinj  në uniformë ushtarake.

Nga e majta me një beret në kokë e kallashnikov në dorë është Daut Haradinaj. E në të djathë me një mjekër të gjatë, syze e i armatosur shfaqet tash heroi i kombit Mujë Krasniqi.

Në mes tyre është një djalë i ri që fytyrën e ka të mbuluar me maskë.

Nofka e tij është “10-shi” ndërsa emri i tij më vonë u mor vesh se është Rexhep Selimi. Këtu për herë të parë publikisht doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për këtë gjë para gjithë kësaj mase njoftoi vet Rexhep Selimi.

 Këtu mbase ishte hera e parë që emri UCK u dëgjua nga masa e gjerë. E këtë akronim masa e gjerë filloj ta brohoriste me të madhe. Por, këtu Selimi bëri të ditur se aktivitetet kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kishin filluar kohë më parë.

Rexhep Selimi më vonë ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ai ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm ndërsa në vitin 1998 ishte shef i operacioneve të UCK-së.

Më vonë kishte marr edhe rolin e Inspektorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të Luftës, Rexhep Selimi ishte bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme, të cilën e drejtonte Hashim Thaci.

“10-shi” i UCK’së, tani kishte detyrën e ministrit të Rendit Publik, ndërsa kishte luajtur rol kyc në themelimin e Shërbimit  Policor të Kosovës në atë kohë.

Pas përfundimit të mandatit, Rexhep Selimi ishte kthyer tek Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Edhe në këtë kohë, e kishte ngritur zërin për gjendjen e veteranëve e invalidëve të UCK’së.

Në Trupat Mbrojtëse Selimi kishte shërbyer deri në vitin 2003, ndërsa më pas kishte nisur jetën politike.

Ai ishte bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

Ndërsa në vitin 2004 ishte larguar nga ky subjekt politik, pasi që AAK bëri koalicion me LDK’në që atë kohë e drejtonte Ibrahim Rugova, ndërsa Ramush Haradinaj u bë kryeministër.

Deri në vitin 2010 Rexhep Selimi kishte qëndruar larg skenës politike.

Ndërsa në këtë vit, ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mandatin e parë të deputetit e kishte fituar në zgjedhjet e viti 2011, ndërsa Selimi ishte ndër njerëzit më të përfolur në vend.

E në këtë kohë, kishte dal në skenë edhe raporti i senatorit zviceran Dick Marty, që hedhte akuza të rënda mbi strukturën drejtues të UCK’së.

Shkak i këtij raporti ishte bërë edhe iniciatvia për themelimin e një Gjykate Speciale.

E kur në kuvend kishte arritur iniciativa për miratimin e një rezolute, Rexhep Selimi e kishte kundërshtuar ashpër atë.

Pavarësisht kësaj gati dy vite më vonë Gjykata Speciale ishte miratuar në Kuvend në gusht të vitit 2015.

Selimi kishte votuar kundër Themelimit të kësaj Gjykate.

E tani katër vite pas këtij vendimi të Kuvendit, Rexhep Selimi është bërë subjekt i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sikurse gati të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK’së, Selimi një ditë më parë njoftoi se ka marr ftesë nga ky organ.

Ai para prokurorëve do të paraqitet si i dyshuar, ndërsa do të intervistohet gjatë kësaj jave.

SHIKO MË SHUMË

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...