​Qeveria ia jep Lotarisë së Kosovës mbi 150 mijë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Qeveria në detyrë e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim që t’i ndajë 151,299.95 euro, për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, këto mjete financiare janë ndarë për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020, shkruan Indeksonline.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...