​Kloppi e pranon: Salah nuk duhet të rrëzohet aq lehtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ai nuk ka folur me sulmuesin e skuadrës së tij, Mohamed Salah, për incidentet e simulimit për penallti, pasi që beson se edhe vet egjiptiani e di se një veprim i tillë ishte i gabuar.

Egjiptiani është akuzuar gjatë kohës së fundit për simulime, pasi i fitoi një numër të madh penalltish pas Krishtlindjeve. Kritikat më të mëdha i ka marrë për një rrëzim gjatë ndeshjen kundër Crystal Palace, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 4:3, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari i asaj ndeshjeje, Jon Moss, nuk e akordoi një goditje të lirë, mirëpo as nuk i dha vërejtje Salahut për simulim. Ky veprim i gjyqtarit nuk i ndaloi kritikat e tifozëve të futbollit, të cilët e akuzuan Salahun për simulim.

Kloppi e kishte kritikuar Salahun në maj të vitit të kaluar pas një incidenti të ngjashëm, duke thënë se ai nuk dëshiron të shikojë gjëra të tilla nga lojtarët e tij. Megjithatë, kur u pyet këtë herë për incidentin ndaj Crystal Palace, trajneri e bëri të qartë se ai nuk e ka ndierë nevojën të flasë për këtë gjë me Salahun, por as ta mbrojë atë.

“Nëse kjo është situata e parë ku ai u rrëzua në tokë pa penallti, ju flisni për të gjitha incidentet e tjera, gjithashtu. Situatat e tjera (Newcastle, Arsenal, Brighton), nuk kemi për çfarë të flasim, ishin penallti”, ka thënë Klopp.

“Nëse kundër Palace ndodhi për herë të parë, atëherë pse të flasim për këtë gjë? Të gjithë të tjerët e bëjnë këtë gjë herë pas herë dhe askush nuk flet për ta. Kjo është në rregull. Unë nuk kam nevojë të flasë me lojtarët për gjëra kaq të qarta. Edhe vet Salah e di se nuk duhet të rrëzohet në situata të tilla”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...