​Temperatura rekord dhe qindra të evakuuar nga zjarret

Izraeli ka regjistruar një rekord nxehtësie në më shumë se 70 vite dhe zjarret janë shtuar shumë në vend, duke shkaktuar evakuimin e qindra personave.

Në zonën e Sodomit, pranë Detit të Vdekur, temperatura maksimale ka arritur 49,9 gradë Celsius, një rekord që prej krijimit të Izraelit në vitin 1948, njoftoi zyra meteorologjike izraelite në një komunikatë.

E SPONZORIZUAR

“Gjithsej, disa qindra zjarre të intensiteteve të ndryshme kanë rënë ditët e fundit dhe të paktën tre ose katër zona duhej të evakuoheshin”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë së Sigurisë së Brendshme.

Ajo foli për qindra persona të evakuuar për shkak të këtyre zjarreve./ASTH