​Shtetet e Bashkuara hapin sot ambasadën në Jerusalem ​

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara do të bartin më 14 maj edhe zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Izrael, duke nxitur pakënaqësi në mesin e palestinezëve dhe gëzim tek izraelitët. Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë…

Shtetet e Bashkuara do të bartin më 14 maj edhe zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Izrael, duke nxitur pakënaqësi në mesin e palestinezëve dhe gëzim tek izraelitët.

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë do të mblidhen në ceremoninë e inaugurimit, derisa pritet që një numër i madh i palestinezëve të protestojë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe shumë ambiente tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.

Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit. /rel/.

 

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Zhvillimet në Rusi, reagon Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se asnjë gënjeshtër nuk mund të fshehë kaosin...

Numërohet mbi 67% e votave të diasporës, Erdogan prin me 55.36%

Në Turqi janë duke u numëruar votat e diasporës për zgjedhjen e presidentit. Deri tani...

Zelensky pretendon se Ukraina është në rrugën e anëtarësimit në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ende e sheh vendin e tij...