​Nuk e lejon ish-gruan të hyjë në shtëpi, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për shkak të dyshimit se ish- bashkëshortes së tij ia kishte ndaluar qasjen në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

 

Rasti ka ndodhur dje në ora 14.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orës të Policisë së Kosovës.