​Festuan Vitin e Ri në mesditë që të mos rrinin zgjuar natën

Në një fshat të vogël në Spanjë, banorët e filluan dekadën e re të martën në mesditë. A mos ora ecën më shpejt në Villar de Corneja sesa në Bilbao apo Barcelonë?

Jo, problemi qëndron se në këtë fshat ka vetëm 30 persona, shumica e të cilëve mbi 80 vjeç.

E SPONZORIZUAR

Qytetarët e moshuar thjesht nuk donin të qëndronin zgjuar deri në mesnatë dhe për këtë arsye vendosën ta festonin ndërrimin e viteve 12 orë më parë.

Villar de Corneja, si shumë komunitete të tjera në Spanjë, ka vuajtur nga eksodi rural për dekada të tëra.

Të rinjtë kanë ikur në zona metropolitane dhe niveli i lindjeve po bie, përcjell Atsh.Villar de Corneja kishte disa qindra banorë në vitet ’50. /kp/Telegrafi/