Zvogëlojeni dhimbjen e shpinës duke marrë vitaminë D

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhimbja e shpinës është problem shëndetësor i shumë njerëzve anë e mbanë botës. Lloji më i njohur është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, njohur ndryshe si ‘lumbago’.

Megjithëse dhimbja në shpinë zakonisht nuk është shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor, disa njerëz e përjetojnë shpeshherë gjatë jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Te disa tjerë, dhimbja mund të zhduket vetvetiu pas disa ditëve, javëve apo muajve.

Disa njerëz fillojnë të kenë problem me dhimbje të shpinës si rezultat i ndonjë lëndimi apo ndrydhje, por te disa, dhimbja mund të shfaqet pa ndonjë arsyet ë caktuar.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët, shkaktar i dhimbjes së shpinës mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D.

Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup – nutrientë të cilët nevojiten për t’i mbajtur të shëndetshëm eshtrat, dhëmbët dhe muskujt.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shpijë në probleme të ndryshme me eshtra, por edhe ta shkaktojë dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, shumicës së njerëzve u duhen 10 mikrogramë vitaminë D në ditë për të pasur nivele të shëndetshme.ne Stamboll – prej 199 € – 3 dite

Pasi që rrezet e diellit janë burimi kryesor i vitaminës D, zakonisht është e mundur ta merrni këtë sasi të rekomanduar duke shpenzuar kohë jashtë gjatë stinës së verës dhe pranverës.

Sidoqoftë, gjatë vjeshtës dhe dimrit, nuk ka mjaftueshëm rreze të diellit që lëkura t’i absorbojë nivelet adekuate të vitaminës D, por mund ta merrni këtë vitaminë si suplement.

Përndryshe, vitamina D gjendet edhe në disa ushqime, duke përfshirë në peshk, mish të kuq, të verdhë të vezës, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...