Nga Ymer Troshupa…
Një politikan shumë herë i ngjanë nje Ese-je e cila ka një Hyrje, Një studim, dhe një Përfundim, por një Lider i mirë dallon esencialisht nga politikani, pasi që ai Hyn me një studim, dhe nuk ka përfundim.
Të kërkosh do të thotë të bëshë luftë për pushtet, ndërsa të jesh i kërkuar do të thotë të ftohesh që të luftosh me ata që tentojnë të rrëmbejnë pushtetin. Sot gjatë tërë ditës kam pasur rastin të lexoj shkrime të ndryshme, si nga opinionet lokale por edhe ato qëndrore, se Kryetari Imri Ahmeti duhet te jetë në krye të LDK-së në nivelin qëndror. Pa dashtë të futem thellë në politikat dhe pragramin qeverisës që ka kjo parti në nivelin qëndror, une e ndajë mendimin tim personal se përse Imri Ahmeti, është i nevojshem, jo të gjindet në krye të Partisë, por pse duhet të ishte e nevojshme që të gjindej në krye të institucioneve më të larta shtetërore.
1. Në zgjedhjet e fundit tregoj dhe e fitoj bindshëm besimin e qytetarëve
2. Çdo ditë e më tepër po e fiton besimin e organizatave të huaja që po investojnë në Kosovë, dhe me theks të veqantë ne Lipjan
3. Deri më tani nuk ka qenë as objekt dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare
4. Gjitha ngjarjet që e kan goditur deri me tani Lipjanin dhe qytetarët e Lipjanit i ka ndjerë dhe parë nga vendi i ngjarjes dhe jo përmes ekranit
5. Me theks të veqantë u ka dhënë përkrahje nismave të të rinjëve
6. Ka treguar maturi ndaj gjitha sulmeve të cilat iu kan bërë, nga ata që vetëm sa për ta mbajtur tifozerinë e tyre të ndezur, është dashur të bëjnë politika mëngjesi e qe nuk mund ti quaj as politika ditore
7. I hapur për debat, transparencë dhe llogaridhënje Mendimin tim e ndajë me gjithë ata që guxojne të flasin, edhe pse Volteri na ka paralajmëruar se “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria e ka Gabim” por Kur qeveria e qon një popull në shkatërrim, atëherë revolucioni nuk është një e drejtë qytetare, por është një detyrim qytetarë