Xhenxhefili dhe limoni, shumë të efektshëm për organizmin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Xhenxhefili dhe limoni janë dy produkte natyrale që të dy bashkë mund të jenë shumë të efektshëm për organizmin. Xhenxhefili dhe limoni të kombinuara së bashku janë vërtet një përfitim për organizmin si antiinflamator, forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në dobësim, për më tepër favorizojnë tretjen dhe janë antioksidues të mirë falë përmbajtjes së vitaminës C, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Ndihmojnë në dobësim

Kush do të humbasë peshë në mëngjes mund të përgatisë një përbërje me bazë xhenxhefili dhe limoni, që do shërbejë si një pije e mirë energjike për të nisur ditën.

Për ta përgatitur merrni një copë xhenxhefili prej 5 cm, ziejeni për disa minuta, hiqeni nga zjarri dhe shtoni limonin. Këtë përbërje e konsumoheni 10-15 minuta para mëngjesit. Ky lëng ruan dhe Ph fiziologjike.

Qetëson stomaku

 

Kush ka probleme me stomakun dhe nuk arrin tretjen mund të përgatisë një recetë nga gjyshja të quajtur kanarina. Ky qetësues ka një shije jo të këndshme, por që sugjerohet në rastet e dhimbjes së stomakut dhe përzierjes. Ziejini bashkë copa limoni dhe xhenxhefili dhe lëngun e përftuar e konsumoni gjatë ditës. Ndihmon dhe për tretjen, shkruan më tutje “Zëri”.

Ndihmon kundër të ftohtit dhe gripit

Xhenxhefili dhe limoni së bashku luftojnë simptomat e të ftohtit. Ata funksionojnë si një antibiotik natyral i vlefshëm për të lehtësuar simptomat e të ftohtit, dhimbjet e fytit dhe gripit. Në këtë rast mund të përgatisni një çaj.

Ziejeni një pjesë xhenxhefili prej 4 cm në gjysmë litri ujë për 10 min. Pasi të keni zierë shtojini lëngut gjysmë limoni dhe kështu do të përfitoni favoritet e vitaminës C. Merrni një gotë në mëngjes dhe një në darkë duke shtuar dhe një lugë mjaltë, i cili ndihmon në qetësimin e  simptomave.

  • Vitaminat: A, B, C
  • Proteinat: 1.8 g
  • Mineralet: Kalcium, hekur, magnez

1. Gripi

Xhenxhefili dhe limoni së bashku luftojnë simptomat e të ftohtit. Ata funksionojnë si një antibiotik natyral i vlefshëm për të lehtësuar simptomat e të ftohtit, dhimbjet e fytit dhe gripit.

2. Stomaku

Kush ka probleme me stomakun dhe nuk arrin tretjen mund të përgatisë një recetë nga gjyshja të quajtur kanarina. Ky qetësues ka një shije jo të këndshme, por që sugjerohet në rastet e dhimbjes së stomakut dhe të përzierjes.

3. Pesha

Kush do të humbasë peshë, në mëngjes mund të përgatisë një përbërje me bazë xhenxhefili dhe limoni, që do të shërbejë si një pije e mirë energjike për të nisur ditën. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...