Vulin: Nga ky kryeqytet i Ballkanit do të fillojnë sulmet ndaj Serbisë dhe Aleksander Vuçiqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, thotë se kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është shndërruar në një qendër të shërbimeve të inteligjencës të cilat po organizojnë sulme të orkestruara ndaj Aleksander Vuçiqit.

Ai thotë se këto shërbime veprojnë në Shkup dhe marrin financa nga burime të panjohura, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, tashmë Shkupi është shndërruar në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat veprojnë kundër Serbisë.

Këto komente ai i ka  bërë pas takimit që kanë pasur kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, dhe kryetari i Unionit të Serbisë, Dragan Djilas në Shkup, të cilët kanë diskutuar për protestat masive civile që po organizohen në Beograd.

“Shkupi është bërë një hapësirë nga e cila po fillojnë dhe nga të cilat do të nisin sulme kundër Serbisë dhe presidentit të saj”, ka thënë Vulin.  /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...