Vuçiç kërkon të rritet gatishmëria e Ushtrisë Serbe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Aleksandër Vuçiç  ka kërkuar që të rritet gatishmëria e ushtrisë serbe, kjo si përgjigje ndaj veprimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Liqenin e Ujmanit.

Sipas tij, me hyrjen e Njësisë Speciale në veri të Kosovës është shkelur marrëveshja e arritur në Bruksel.

Nga ana e tij, presidenti Thaçi tha se po e njëjta vizitë ishte thjeshtë për tu relaksuar.

Ai tha se kishte pirë kafe me serbët dhe kishte zhvilluar biseda miqësore me ta.

Burime të “Danas”, thonë se ushtria serbe është urdhëruar të rritë gatishmërinë luftarake, kjo vetëm për njësitet e caktuara të Forcave të Armatosura, transmeton Indeksonline.

Vuçiç theksoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Serbisë monitorohet nga afër, edhe pse nuk ka njoftim për ndonjë ngacmim.

“ Ju gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje, në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tuaj, pavarësisht nëse ajo është Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Novi Sad dhe Nish. Njësitet luftarake të jenë në nivelin e duhur, derisa situata në Kosovë dhe Metohi nuk është krejtësisht e qartë, dhe për sa kohë që serbët ndihen të kërcënuar. Gatishmëria luftarake është ngritur në përputhje me nevojat aktuale dhe do të jetë kështu nëse nuk është urdhëruar ndryshe”, citohet të ketë thënë Vuçiç. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...