Vrasja e 41 vjeçarit, drogë e armë në banesën e viktimës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person në lidhje me ekzekutimin e 41 vjeçarit, Devi Kasmi. Kasmi u ekzekutua pasditen e së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit” me katër plumba.

Dy persona me motoçikletë kryen qitje me pistoletë.

Sipas policisë ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Në informacionin e saj zyrtar, policia njoftoi se mori telefonatë në orën 18 e 44 minuta për të shtëna me armë zjarri.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Domart Konjari.

Në njoftimin e policisë nuk saktësohet nëse Konjari është ekzekutori, por dyshohet se ai është në dijeni dhe i përfshirë në vrasjen mafioze, si një nga dy personat e atentatit, shkruan Top Channel.

Policia thotë se gjatë hetimeve paraprake për zbardhjen e ngjarjes, në banesën e viktimës ka gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Grupi hetimor i kësaj çështjeje ka marrë të dhënat e para për viktimën, i cili ishte një person, që edhe pse nuk kishte precedentë penalë hetohej për trafiqe të jashtëligjshme.

Kasmi ishte kthyer së fundmi nga vendet e Bashkimit Europian, ku dyshohet se ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

Edhe pista kryesore në të cilën po heton policia ka të bëjë me një krim tjetër të mundshme të kryer jashtë kufijve shqiptarë.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...