Volkswagen do të investojë dy miliardë dollarë, në rrjetin për mbushjen e makinave elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Në këto pika të VW, mund të mbushin bateritë edhe makinat e llojeve tjera

Zëvendësimi i pikave të tanishme për mbushjen e veturave, me ato që iu përshtaten makinave elektrike, merr kohë më shumë se zhvillimi dhe prodhimi i një EV – si dhe të bindurit e konsumatorit për ta blerë, transmeton Telegrafi.

Kërkohet të ndërtohet infrastruktura, njëjtë sikurse edhe për makinat me djegie të brendshme, që është përpunuar për shumë vite me radhë. Gjë që Volkswagen e di shumë mirë.

Raportohet se ky prodhues gjerman, do të investojë dy miliardë dollarë në projektin që njihet si Elektrifikimi i Amerikës – iniciativë për të ndërtuar pika për mbushje, në të gjithë Shtetet e Bashkuara.  Mirëpo, nuk do të ndërtojë gjithçka vet dhe rezultate nuk priten brenda një nate.

Si pjesë e marrëveshjet me autoritet federale, VW që po përpiqet të shmangë përsëritjen e Dieselgate, do të investoje miliardat, në katër cikle prej 30 muajve. Gjysmë miliardi i parë, parasheh ndërtimin e rrjetit me 484 super mbushës në 17 zona, gjatë vitit që vjen.

Deri më tani, vetëm 24 pika të tilla janë të hapura. Pastaj, nevojiten edhe dhjetë vjet tjera për ta përmbushur projektin.

Pasi të ketë përfunduar, projekti do të jetë në nivel të lartë, apo ta lë në hije rivalin kryesor Tesla, që ka shumë më pak pika.

Electrify America do të jetë i hapur për të gjitha makinat elektrike, jo vetëm ato të cilat i prodhon Volkswagen si VW e-Golf, apo Audi e-tron, versionet E-Hybrid si Porsche Cayenne dhe Panamera. Në të njëjtën kohë, rrjeti për mbushje i grupit Tesla, mund të shërbejë vetëm për makina nga kjo kompani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...