Veseli: Unë e lë në lloç çdokënd kur e dëmton shtetin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë aktuale të vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar se qeveria do të bjerë vetëm nëse Haradinaj rrëzon veten, sepse, siç ka thënë ai, PDK’ja nuk do ta rrëzojë atë.

Por, ai ka thënë në RTV Dukagjini se ai e partia e tij do ta dorëzonin mandatin nëse do të dëmtoheshin interesat strategjike të vendit.

“Unë e lë në lloç çdokënd kur e dëmton vendin. Nuk ecën vendi përpara. Dëmtohen interesat strategjike të vendit. Dëmtohet partneriteti me SHBA-në. Unë mandatin ia jap vetëm popullit, nuk e fus në xhep”, ka deklaruar ai.

Veseli ka thënë se mandatin qytetar për kryeministër e ka fituar Ramush Haradinaj, por thotë se ka disa sugjerime për të.

“Ajo që unë kisha kërkuar më shumë nga Haradinaj, janë: të fokusohet më shumë në reformat ekonomike dhe të ketë më shumë kujdes raportet me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk është çështje shakaje partneriteti me SHBA-në”, ka deklaruar Veseli.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...