Valverde: Messi është shumë mirë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i hodhi poshtë sugjerimet se Lionel Messi nuk ishte plotësisht i rikuperuar për të qenë titullar në barazimin 0:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Lideri i La Ligës u ndal me barazim pa gola për herë të tretë më radhë në të gjitha garat. Me Messin titullar pasi u rikthye nga një lëndim i lehtë, Athletic Club nuk e lejoi Barçës t’i marrë pikët e plota nga San Mames, transmeton Gazeta Express.

Messi e nisi në stol barazimin e Barçës 1:1 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën, për shkak të goditjes që kishte marrë në kofshe, por qe titullar ndaj Bilbaos të dielën.

Superylli argjentinas ishte lojtari më i gjallë i Barçës, por prapëseprapë nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm.

Si pasojë, Barça u ndal, sepse edhe Philippe Coutinho bëri shumë pak për t’ia lehtësuar barrën njeriut kryesor të skuadrës. Megjithatë, Valverde këmbëngul se Messi ishte i gatshëm të luante.

Duke folur për gazetarë pas ndeshjes, Valverde tha: “Messi është shumë mirë, ai luajti në 100% e tij”.

“Ai ka pasur ca vështirësi, sepse ne i përjetuam ato si kolektiv. Ama kur ai luan, e bën sepse është plotësisht i bindur se çdo gjë është në rregull”, shtoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...