Valon Gërbeshi: RRUGËTOJMË SIGURT, NA PRINË RINIA!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

“Ditët e rinis janë ditët e shkëlqimit”. Kështu beson kryetari i jonë z. Imri Ahmeti, kështu besojmë gjithnjë ne LDK në Lipjan, sepse vetëm me rininë LDK madhështohet dhe shkëlqen.
Ky besim u dëshmua fuqishëm edhe në garën e tashme për Zgjedhjet Lokale nga ne.
Përderisa subjektet e tjera politike në Lipjan, teorikisht të rinjtë lipjanas i kanë si target të “rëndësishëm” në politikat e tyre, praktikisht gjithherë dëshmuan e vazhdojnë të dëshmojnë të kundërtën.
Ndër vite po dëshmojnë se të rinjtë lipjanas janë resurs human vetëm në muajin e fushatës dhe atë shfrytëzohen vetëm për vendosje të postarëve, flamujve partiak dhe brohoritje në fushatat e tyre elektorale.
Atyre nuk ju kushtua hapësirë e mjaftueshme as në plan-programet e tyre teorike e shumë të thata, e lere më t’u garantohet hapësirë në garën zgjedhore.
Nëse shohim listat e kandidatëve për Asamble Komunale, nga degët e këtyre partive politike, vërejmë se numri i të rinjve garues është i vogël. Ndërsa, hapësira që iu është dhënë disa të rinjve(kryesisht Kryetarëve të Forumeve Rinore) është qesharake dhe sa për sy e faqe, pasi që ata listohen nga mesi i listës e në drejtim të fundit. Por jo vetëm kaq, edhe përbërja e kryesive të degëve në këto subjekte politike është pothuajse pa të rinjtë.
Nuk çuditemi se pse të rinjtë janë në fundin këtyre listave, e as nuk kemi pritur që ndonjë i ri (qoftë edhe ndonjë kryetari i Forumit Rinor) ti prijë listës zgjedhore, sepse e dinim se nuk do të ndodhte e as që ka për të ndodhur. Sepse kandidatët për kryetar nga radhët e këtyre partive politike në Lipjan praktikisht garën e tyre nuk e bëjnë për të parin e komunës. Ata garën e tyre e zhvillojnë për një ulëse në përbërjen e re të Kuvendit Komunal në Lipjan, sepse ata e kanë pasur të qartë që nga fillimi se janë të humbur në këto zgjedhje dhe se fitues pa kompromise dhe me të parën është vetëm kryetari jonë z. Imri Ahmeti.
Ne, më shumë çuditemi se si kandidatët e këtyre partive politike dinë ti manipulojnë të rinjtë lipjanas. E, çudi përtej çudis sonë mbetet fakti se si këta të rinj të pakët që kanë mbetur ende “brenda” strukturave të këtyre subjekteve politike e që kanë kapacitete të jashtëzakonshme, vazhdojnë të qëndrojnë aty, kur tashmë është dëshmuar gjatë injoranca ndaj tyre dhe ndaj rinisë.
Është koha që rinia e komunës sonë të mos heshtë por të kërkoj hisen e vet në strukturat e forumeve ku kontribuojnë, është koha që rinia në politik të kërkoj hapësirën e kontributit të tyre dhe te marre trajtimin e merituar e jo të përdoret vetëm sa për reklamë.
Në LDK tashme kryetari Ahmeti e ka dëshmuar se prioritet ka rininë jo vetëm me hapësirën që ju dha rinis në struktura të partisë por edhe gjatë gjithë angazhimit të tij në investime të objekteve kulturore e sportive si dhe në subvencionimin e aktiviteteve rinore e sportive .
Thuhet se “Të rinjtë duhen vlerësuar, kurse pleqtë duhet respektuar”.
Sot, LDK-Lipjan është dëshmia më e mirë se të rinjtë tek ne vlerësohen, kurse të moshuarit respektohen.
Sot, dega e LDK-së në Lipjan ka më shumë se 50 % të kryesisë me përbërje të moshës rinore dhe më shumë se 50 % janë të rinj në strukturat tjera shumë të rëndësishme të partisë. Kurse përbërja e listës sonë për kandidat në asamble komunale është në përbërje me të rinj profesionist të fushave të ndryshme.
Por jo vetëm kaq, ne duke dashur që ti faktorizojmë të rinjtë, kemi vënë bartës të listës kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, në Lipjan z. Diamant Bytyqi, i cili në çdo mënyrë po dëshmon se është zëri i të rinjve lipjanas.
Emërimi i Diamantit për bartës të listës, dëshmon se Imri Ahmeti është i përkushtuar të siguroj hapësirën dhe përkrahjen e rinisë.
Të dashur të rinj, ju nuk keni nevojë që të jetoni sipas arsyes së të tjerëve, e të bëheni eskortë e atyre të cilët ndër vite ju shohin vetëm në kohë fushatash. Reflektoni mbi bazën e punës e sinqeritetit tonë dhe hapësirën që kemi krijuar ne për ju.
Mendoni vet, rreshtohuni përkrah kryetarit Imri Ahmeti, i cili bëri me të mirën për ju, dhe i cili do të vazhdoj me Punë për të mirën e Lipjanit.

Opinion nga : Valon Gërbeshi

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...