Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka treguar informata tejet sekrete ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei LAvrov, rreth të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), raportojnë mediat amerikane.
Informatat, në lidhje me përdorimin e laptopeve në aeroplanë, ishin siguruar nga një partner i SHBA-së, i cili nuk i kishte dhënë leje Amerikës që t’i ndante ato me Rusinë, raporton Washington Post, përcjell Express.
Trump e priti Lavrovin në Zyrën Oval javën që shkoi.
Por, këshilltari i sigurisë kombëtare, HR McMaster e ka hedhur poshtë lajmin në mediat amerikane duke e quajtur të rrem.
Dyshimet se fushata e Trump kishte lidhje dhe kontakte me rusët gjatë fushatës zgjedhore në SHBA janë pjesë e disa hetimeve në vend.
Megjithatë, presidenti Trump vazhdon t’i mohojë ato duke i cilësuar si lajme të rreme.
E gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kishte kritikuar vazhdimisht rivalen demokrate, Hillary Clinton, për mënyrën se si i kishte trajtuar materialet e ndjeshme.
Në bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe ambasadorin rus Sergei Kislyak në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çojnë në demaskimin e një burimit të informacioneve, kanë thënë zyrtarë amerikanë për Washington Post dhe New York Times.
Diskutimi kishte të bënte me plotin e ISIS-it. Raportohet se presidenti zbuloi specifikat e komplotit, me theks të veçantë në përdorimin e laptopeve në aeroplanë dhe qytetin nga i cili kërcënimi ishte detektuar. /Express/