Trajneri i Lyonit: Mund ta eliminojmë Barcelonën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Trajneri i Lyonit, Bruno Genesio, është shumë i lumtur me barazimin 0:0 që e arriti skuadra e tij në ndeshjen e së martës, kundër Barcelonës, në kuadër të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Pasi Barcelona nuk arriti ta shënojë asnjë gol si mysafir, gjasat që Lyoni të kalojë në fazën e çerekfinaleve janë mjaft të mirë. Kualifikimin në fazën tjetër mund ta sigurojë edhe vetëm me barazim me gola në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

“Është mirë që e mbajtëm portën e paprekur dhe i rezistuam një skuadre të mrekullueshme të Barcelonës. Edhe pse disa njerëz mund të kenë menduar se ata nuk ishin në formë, ata luajtën në nivelin e tyre”, ka thënë Genesio.

“Skuadra ime është duke u përmirësuar dhe mendoj se është një gjë shumë e mirë që ne kemi mundësi të kualifikohemi në fazën tjetër. Ende nuk dihet fituesi i kësaj gare”.

“Ne e kemi një përzierje mes kënaqësisë dhe zemërimit që nuk arritëm më shumë. Nuk arritëm të sulmojmë ashtu siç donim në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që na mungonte kualiteti për t’i sjellë probleme Barcelonës”.

“Ne bëmë punë mjaftueshëm të mirë, veçanërisht në pjesën e parë, para se ritmi i lojës të binte në pjesën e dytë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...