Themeluesi i WhatsApp vë në shitje koleksionin me dhjetë Porsche shumë të rrallë (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Megjithëse është miliarder, e ka të pamundur t’i mbajë të gjitha veturat që i ka në pronësi

Në prill të vitit të kaluar, themeluesi i WhatsApp Jan Koum, vendosi të largohej nga bordi drejtues i Facebook, transmeton Telegrafi. Kjo pasi në vitin 2014, ai e shiti kompaninë e tij WhatsApp për 19 miliardë dollarë.

Koum vendosi të largohej nga ky biznes, në mënyrë që të zgjerojë koleksionin e tij të modeleve Porsche. Tani duket se ky koleksion është zgjeruar shumë dhe ai ka vendosur t’i shesë disa prej tyre, përfshirë edhe tri modele që janë ikona në aspektin e aerodinamikës.

“Shumica e këtyre makinave, janë shembujt më të mirë në botë dhe kanë rol të rëndësishëm në koleksionin tim. Por, vetëm sikur të kisha kohë dhe hapësirë të pa limituar, nuk do t’i shisja kurrë” ka thënë Koum.

Megjithëse i mërzitur nga vendimi, ai është shprehur i gëzuar, se mund t’ia japë mundësinë edhe dikujt tjetër, që të ketë në pronësi një pjesë të historisë së Porsche.

Ende nuk është bërë e ditur, nëse koleksioni me dhjetë Porsche do të shitet në grup, apo në mënyrë individuale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...