Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Elon Musk mund të jetë duke biseduar me kompaninë Daimler, për ta bërë të mundshëm këtë bashkëpunim

Nëse do të mendonit se Tesla nuk ka shumë angazhime për momentin, do të ishte nënvlerësim, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i Model 3 është rritur shumë së fundmi, teksa kompania po konsideron që gjatë viteve në vijim të vë në prodhim edhe crossoverin Model Y, kamionin Semi dhe një pickup elektrik. Kësaj mund t’i shtohet edhe lajmi, se Tesla mund të bashkëpunojë me Mercedes për një furgon që lëvizë me bateri.

Në një kundërpërgjigje në Twitter, se prodhuesit krijojnë makina që “djegin naftë pa kontroll”, Musk ka thënë se mund të krijojë furgonin elektrik Sprinter, në bashkëpunim me Mercedes.

“Do të ishte interesante të punohet me Daimler Mercedes, Sprinter është një furgon i mahnitshëm”, ka shkruar Musk. Sipas tij, furgoni do të ketë shumë pjesë origjinale, por jo edhe bateritë, sistemin teknologjik dhe kompjuterin.

Deri më tani, Daimler e ka lansuar furgonin eVito me kapacitet autonomie prej 150 kilometrave. Gjatë vitit që vjen, lansohet Sprinter elektrik me bateri që ia mundësojnë deri në 645 kilometrash.

Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, që tregon nëse vërtetë Tesla do të bashkëpunojë me Mercedes për këtë projekt. /Telegrafi/

Këtë vit Black Friday, parashihet t’i tejkaloj të gjitha pritshmëritë. Pse dhe ku?

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...