Telefona të zgjuar, rrjeti 5G dhe makina autonome – risitë që do t’i shohim në CES 2019 (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Disa prej prodhuesve teknologjik më të njohur në botë, do të jetë të pranishëm gjatë javës që vjen në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Consumer Electronics Show.

Aktiviteti i përvitshëm do t’i mbledhë Sony, Samsung dhe LG që do t’i prezantojnë telefonat e zgjuar, si dhe kompani tjera me prezantime për inteligjencë artificiale, makina autonome dhe rrjetin 5G që pritet të jenë ndër gjërat kryesore të CES 2019, transmeton Telegrafi.

Ekspozita katër ditore, është data kryesore në kalendarin e industrisë teknologjike, ku pritet të marrin pjesë mbi 180 mijë persona, që mund të shohin prodhimet e fundit të rreth 4,500 prodhuesve.

Pajisje si televizion, dron, pjesë lidhëse, madje edhe robotë seksualë, pritet të ketë në masë të madhe në ekspozitën që fillon me tetë janar.

Organizatorë shpresojnë të mos ndodhë njëjtë sikur vitin e kaluar, pasi të reshurat përmbytën zonën dhe uji hyri nëpër dysheme, pikoi prej kulmit dhe shkaktoi ndalesa të energjisë elektrike.

CES që është aktiviteti më i madh për pajisje teknologjike që konsumohen në masë, ka filluar prej vitit 1967, ndërsa ishte aktivitet ku u prezantuan DVD dhe televizioni i parë HD.

Detajet e sistemit të ri 5G, që pritet të lansohet gjatë këtij vitit dhe telefonat e ri që përshtaten me shpejtësinë që ofron ky sistem, janë temat që po priten me më së shumti interesim

Google do të prezantojë për vitin e dytë me radhë, pajisjen komunikuese Google Assistant, teksa rivali Amazon, pritet të shfaqë risitë rreth pajisjes Alexa.

Gjiganti korean LG, do të merr pjesë me ‘kuzhinën e zgjuar’ që do të ketë furrën, frigoriferin dhe enëlarësen, të gjitha të lidhura me internet, si dhe një pajisje që prodhon birrë shtëpiake. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...