Të dielen LDK-Lipjan shënon 29 vjetorin e themelimit

LDK-dega në Lipjan gjatë ditës së diele pritet të shënoj 29 vjetorin e themelimit.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes facebook-ut ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në këtë manifestim.

Postimi i plotë nga Kryetari Imri Ahmeti:

Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Lipjan.

Manifestimi do të mbahet më:
📅 17 mars 2019 (e diel),
📍 Në Restaurant “Golden AGI” Lipjan,
🕔 Në orën 17:00.

Ardhja juaj na nderon!