Taksa nuk ia lë shenjë Serbisë, vazhdon fushata për heqjen e njohjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Përderisa zyrtarë kosovarë që angazhohen për heqjen e taksës me arsyetimin se ajo e ka arritur qëllimin dhe e ka ndalur fushatën e Serbisë, në Beograd nuk e kanë ndërmend të ndalen. Kryediplomati serb Ivica Daçiq thotë se më 21 janar edhe një shtet do ta tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka cituar homologun e tij rus Sergei Lavrov të ketë thënë se “është sukses historik që 12 shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës”

Ai thotë t’i jetë kërkuar që të pezullojë për gjashtë muaj veprimtarinë e tyre kundër shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që autoritetet kosovare të heqin taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që të pezullojmë aktivitetet tonë për gjashtë muaj, ashtu që ata të tërheqin tarifën që na e kanë vënë”, ka deklaruar Daciq.

Kryediplomati serb thotë se asnjëherë nuk janë ndaluar me fushatën e tyre kundër shtetit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Ata kanë thënë në Këshillin e Sigurimit se u bëjnë thirrje të gjitha shteteve që ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Ne nuk jemi pajtuar me këtë dhe kemi vazhduar me punën tonë”, është shprehur Daciq.

“Nesër ne do t’i vazhdojmë negociatat dhe e hëna do të jetë dita kur një shtet tjetër pritet ta tërheqë njohjen”, ka thënë Daciq për “Happy TV”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...